“Mamaja ime çdo ditë më thotë kur do dalësh nga politika”/ Jorida Tabaku: Ndonjëherë edhe e kemi humbur rrugën, por nuk ka dy PD









Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvendin Kombëtar tha se sot është dita për të reflektuar mbi vetën dhe për të guxuar që të ndryshojmë.

Në nisje të fjalës së saj, ajo u shpreh duhet vetë disiplinë për të vazhduar rrugën e ndryshimit dhe për të mos rënë më kurrë këtu ku jemi.

Partia Demokratike tha Tabaku edhe pse ndonjëherë e ka humbur rrugën, ajo beson në disa vlera, duke theksuar se PD është shpresa e të ardhmes.

Sot vendosa të flas edhe në respekt të një zonje, Majlinda Turdiu mamasë time e cila këto muaj ka mbajtur një peshë të madhe dhe çdo ditë më thotë kur do dalësh nga politika. Dhe unë që i them po dola unë kush do mbetet, po dolët ju kush do mbetet, ne do ta bëjmë PD

Në kohë krizash, në kohë të një furtune në këtë familje të madhe rruga e vërtetë që duhet të ndjekim është ajo e një reflektimi real dhe të sinqertë me veten.

Sot, ne duhet të shohim nga vetja për të kuptuar realisht se çfarë shkoi gabim që ne erdhëm këtu, në një Kuvend Kombëtar të jashtëzakonshëm.

E morëm një goditje paralajmëruese në pranverën e këtij viti dhe zgjodhëm që të mos reflektojmë realisht mbi çka ndodhi. U gabuam të gjithë! Unë e para u gabova! Pasi mendova dhe besova se atëkohë ishte më e dobishme ti shmangeshim asaj që ishte përpara nesh.

Prandaj na duhet sinqeritet dhe të shohim njëri tjetrin në sy për të kuptuar pse gabuam. Na duhet guxim për të nisur një ndryshim real. Dhe na duhet vetë disiplinë për të vazhduar rrugën e ndryshimit dhe për të mos rënë më kurrë këtu ku jemi.

Partia Demokratike është shtëpia jonë e ngritur me mish e me shpirt jo nga një individ, jo nga një grup dhe as nga një taraf politik apo shoqëror.

PD nuk flet asnjë dialogët, por beson në disa vlera që në ditën që është krijuar dhe vazhdon ti besoj edhe sot, megjithëse ndonjëherë edhe e kemi humbur rrugën.

Në të kundërt është forca politike e krijuar nga përpjekja, mundi dhe shpresa e atyre qindra mijëra shqiptarëve që në 5 dekada diktaturë u dergjën burgjeve, internimeve për të luftuar një grup gangsterësh kriminalë dhe oligarkë që skllavëruan një popull më keq se sa çdo pushtues.

Një familje e madhe e ngritur mbi vlera dhe parime të një të djathte që beson në Zot, e lufton për kombin, familjen dhe që çdo përpjekje të saj e ka për të krijuar një shoqëri të shëndetshme” u shpreh Jorida Tabaku.

tabaku1

Atë që ka deklaruar Lulzim Basha, e theksoi edhe Tabaku, e cila u shpreh se nuk do të ketë dy PD, por vetëm një. PD-ja, u shpreh nenkryetarja demokrate zgjedh të ardhmen duke iu rikthyer parimeve të atyre që e themeluan

“Ne nuk kemi përse të jemi partia e favore dhe ndereve me të cilat i mbajmë peng të tjerët. Por një forcë politike që lufton për t’i shërbyer kombit dhe atdheut. Jemi një forcë politike që u ngrit mbi dëshirën për më shumë liri mendimi, liri shprehje, angazhimi politik dhe mbi të gjitha lirie ekonomike. Ndaj sot duhet t’i kthehemi këtyre vlerave pasi janë këto vlerave jo për retorikë por realisht si një akt politik për të ftuar të rinjtë që të mos largohen nga ky vend. Të rinjtë largohen nga ky vend pasi shohin që liria është vetëm një reklamë në vitrinat e Shqipërisë dhe jo një realitet i prekshëm.

Të rejat largohen nga ky vend pasi realisht nuk shohin garë të ndershme dhe të lirë por shohin një sajesë propagandistike. Ata e kanë të huaj vendin e tyre sepse e ndjejnë barazinë si një luks dhe jo si një normë shoqërore.

Pasi shqiptare e shqiptarë zhduken prej këndej sepse nuk shohin mundësinë e meritokracisë për të fituar me meritën vendin. E së pari këtë duhet ta ofrojmë në partinë tonë, për ato qindra e mijëra të rinj demokratë që kanë dëshirë e ambicie politike.

Ne duhet të kemi guximin për t’iu rikthyer atyre parimeve të shenjta mbi të cilat u ngrit kjo forcë politike. Duhet të pranojmë dhe besojmë që forca jonë politike është një forcë që duhet të tejkalojë çdo individ qoftë ai edhe kryetari i PD-së. Nuk ka dhe nuk do të ketë një PD të dytë për aq kohë sa vlerat dhe parimet e PD-së së vetme mbahen të shenjta”, tha Jorida Tabaku.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.