“Mançester Junajtd na bëri shumë premtime false”, Vëllai i Pogba shton zërat për largimin e tij nga klubi






Matias Pogba, vëllai i Pol Pobga ka folur në një intervistë të fundit në median franceze “So Foot” në lidhje me prapaskenat e transferimit të yllit francez nga Mançester Junajtid. 31-vjeçari, i cili është vëllai i madh i futbollistit të Junajtid, ka pohuar se ka qenë ai që e ka shtyrë drejt transferimit tek klubi anglez por i joshur nga premtime false që i janë bërë.

POGBA 1

“Unë e binda atë 100% të transferohej. Në Mançester, atij iu bënë shumë premtime false. Roli i vëllait të madh është i thjeshtë. Unë do ta këshilloj atë deri sa të vdes”, u shpreh Matias Pogba.

Pas këtyre fjalëve, që në një farë mënyre i hedhin benzinë zjarrit, pritet të shihet cila do të jetë e ardhmja e Pol Pogba, e cila për momentin duket të jetë larg 20-të herë kampionëve të Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.