Mançester Junajtid bën gati dyshen e ëndrrave Ronaldo-Haland, Rangnik bisedon me babain e sulmuesit









Tekniku i Mançester Junajtid, Ralf Rangnik, ka biseduar direkt me babain e yllit të Borusia Dortmund, Erling Haland, për një transferim të mundshëm të norvegjezit drejt “teatrit të ëndrrave”. Kontrata e Haland përfundon në 2023 dhe verën e ardhshme ai do të kërkohet nga shumë ekipe të mëdha europiane.

haland ronaldo

Sipas mediave britanike, trajneri gjerman i Junajtid ka pasur një kontakt me ish-futbollistin e Mançester Sitit, Alf-Inge Haland, për transferimin e djalit të tij drejt “Old Traford” vitin e ardhshëm. Burimet shkruajnë se Ragnik dhe Alf-Inge Haland kanë një marrëdhënie shumë të mirë më njëri-tjetrin që pas kohës kur Haland u transferua drejt Red Bull Salzburg, që gjatë asaj kohe kishin si drejtor sportiv pikërisht teknikun gjerman. Edhe më parë Ragnik nuk e ka fshehur pëlqimin që ka për djaloshin ku e ka përshkruar atë si një sulmues fantastik.

Haland do të ketë një klauzolë prej 68 milion paund verën e ardhshme dhe shumë skuadra evropiane po kërkojnë me ngulm shërbimet e 21-vjeçarit, me Realin e Madridit që kryeson për momentin garën.

Shpresat e Junajtid për transferimin e yllit të Dortmund u shtuan dhe më shumë pas deklaratës që dha agjenti i tij, Mino Raiola, ditën e hënë për një media holandeze. Italiani u shpreh se Haland mund të presë për çdo ekip dhe se do të shikonin për çdo opsion për të ardhmen e tij, ku nuk përjashtohej dhe një vit tjetër te Dortmund.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *