Mançester Junajtid është gati të thyejë rekordet e merkatos post-COVID për të siguruar një nga emrat më të rëndësishëm në futbollin europian në këto momente: Erling Haland. Norvegjezi është dëshira e shumë klubeve të njohura por “djajtë e kuq” kanë fuqinë ekonomike që të përballojnë investime shumë të rëndësishme.
Sipas “Bild”, trajneri i ri Ralf Rangnik i ka hapur ditën e gjelbër nisjes së negociatave për sulmuesin norvegjez, të cilin e ka parë nga afër në Bundesligë në vitet e fundit. Dhe investimi për të do të jetë i pabesueshëm në kushtet aktuale të ekonomisë së futbollit, me një paketë “fillestare” prej 200 milionë eurosh që do të shpenzohen për të siguruar lojtarin.
Përllogaritet që në arkat e Borusia Dortmund të shkojnë rreth 110 milionë euro për transferimin e lojtarit ndërsa komisionet për Mino Raiolën dhe për babain e Haland i cili është gjithashtu ndërmjetës për futbollistin, do të jenë të jashtëzakonshme. Në total, parashikohet që si komisione të shpenzohen rreth 60 milionë euro.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al