Manchester United kërkon zgjidhjen e problemeve në sulm, “Djajtë” në ndjekje të objektivit kryesor të Juventusit


















Mançester Junajtid po kërkon me patjetër një sulmues përpara mbylljes së merkatos ku dështimi i pistës që të çonte te sulmuesi i Bolonjës, Marko Arnautoviç ka bërë “Djajtë” të shikojnë për alternativa të tjera ku në listën e drejtuesve është dhe sulmuesi i Atletikos, Alvaro Morata.

MORATA

Sipas raportimeve nga “Goal” në orët e fundit ka pasur kontakte mes drejtuesve të klubit anglez dhe agjentëve të spanjollit për tu informuar lidhur me mundësitë e këtij transferimi, me Moratën që gjithashtu do ta dëshironte një lëvizje jashtë Spanjës.

Juventusi ka qenë prej kohësh në garë për të rikthyer sulmuesin në Torino, por kërkesat e larta të Atletikos kanë bërë që “Zonja” të stepet duke i hapur kështu rrugën Junajtid të konkretizojë një përforcim me peshë në sulm.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.