Mançini: Fantastike po të fitonim Ligën e Kombeve. Spanja, ekipi që na ka vënë më shumë në vështirësi








Roberto Mançini mendon se një triumf në Ligën e Kombeve, me finalet që zhvillohen në Itali gjatë kësaj jave, do të ishte “qershia mbi tortë” e një viti për t’u vënë në kornizë për përfaqësuesen italiane. Kjo e  fundit triumfoi në Europian, por një festë para tifozëve të vet edhe në Ligën e Kombeve sigurisht që do të ishte historike.

mancini

Por nuk do të jetë e thjeshtë, duke llogaritur se kush do të jetë përballë që në gjysmëfinale, Spanja, e cila u vu përballë italianëve dhe në rrugën drejt trofeut në verë. “Spanja ishte skuadra që na vendosi më shumë në vështirësi gjatë Europianit. Është një skuadër e fortë, me lojtarë të mirë. Do të jetë një ndeshje e bukur. Ata janë të aftë në mbajtjen e topit, ndërsa ne nuk kemi pasur kohën që të arrijmë në nivelin e tyre. Por këtë herë do të jetë ndryshe. Zakonisht “San Siro” është plot kur luan kombëtarja. Do të ishte fantastike të fitonim Ligën e Kombeve menjëherë pas Europianit dhe të kualifikoheshim për Kupën e Botës, por nuk do të jetë e thjeshtë”, tha Mançini në një prononcim për faqen e UEFA-s.

Ndërkohë, ai u është kundërvënë edhe atyre që kanë kritikuar lojën e Italisë që i është kthyer shpesh taktikave mbrojtëse kur gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën e duhur. “Nuk ka vetëm një mënyrë për të fituar, nuk bëhet fjalë vetëm për të luajtur mirë. Nëse arrijmë të fitojmë duke luajtur mirë e dhënë spektakël, aq më mirë. Ka shumë mënyra për të fituar. Perceptimi për Italinë ka ndryshuar. Por nuk duhet të harrojmë që Italia ka fituar katër Botërorë, jemi Kampionët e Europës dhe kemi një histori të rëndësishme”, tha Mançini.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *