Mançini i hap derën e kombëtares Balotelit: Kam kaluar shumë vite me të, jam i… vaksinuar








Që pas transferimit tek skuadra turke e Adana Demirspor, Mario Baloteli duket se ka rilindur sërish. Sulmuesi italian ka shënuar 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, duke i shkelur në një farë mënyrë syrin dhe kombëtares axurre që po vuan për gole.

baloteli mancini

Me Imobilen jashtë forme, Mançini ka nevojë për një bomber dhe kush më mirë se Baloteli do të përshtatej në atë rol. Ishte trajneri Italian Vincenzo Montela që hodhi idenë e thërritjes në kombëtare, ndërsa në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, Mançini u shpreh se dyert janë gjithmonë të hapura duke aluduar për një rikthim të tij në formacionin axurr.

“”Kam kaluar shumë vite me të, tani jam vaksinuar.  Nuk e di, Mario është 31 vjeç, dyert e ekipit kombëtar janë të hapura, askush nuk është harruar. Nëse ekziston mundësia ne i vlerësojmë të gjithë”, ishin fjalët e teknikut italian.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *