Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit/ Olta Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-ve në OKB: Presim thellim të bashkëpunimit me partnerin strategjik





Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA-ve në OKB Linda Thomas-Greenfield.

OLTA

Përmes në mesazhi në rrjetet sociale Xhaçka bën me dije se pati një bisedë të frytshme për një sërë çështjesh. Po ashtu ajo thekson se pritet thellim i bashkëpunimit me partnerin strategjik gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

“Takim i shkëlqyer me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB Linda Thomas-Greenfield. Bisedë e frytshme për një sërë çështjesh, në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku. Presim të thellojmë bashkëpunimin me miqtë dhe partnerin tonë strategjik, gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 2022 – 2023”, shkruan ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.

Ndërsa ambasadorja Linda Thomas-Greenfield është shprehur: “Shumë e kënaqur që mirëpres sërish ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka në Nju-Jork. Ne diskutuam një sërë çështjesh shumëpalëshe, përfshirë Afganistanin, si dhe mandatin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku mezi presim të punojmë me partnerin dhe aleatin tonë të ngushtë”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *