Mandati i Xhaçkës në Venecia/ Bardhi: Kërkesa e PS qesharake, të zbatohet vendimi i Kushtetueses

mandati i xhackes ne venecia bardhi kerkesa e ps qesharake te zbatohet vendimi i kushtetueses
mandati i xhackes ne venecia bardhi kerkesa e ps qesharake te zbatohet vendimi i kushtetueses

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD, e konsideron si qesharake kërkesën që socialistët i drejtojnë Kushtetueses, për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në kërkesën e socialistëve thuhet “ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre poarashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Kushtetuesen”.

Ndërsa Bardhi në reagimin e tij shprehet se Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. “Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend”, thekson Gazment Bardhi.

Reagim i Gazment Bardhi

Mazhoranca socialiste i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë një opinion këshillimor nga Komisioni i Venecias se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet!

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend!

Zbardhet shkresa e Kuvendit drejtuar Kushtetueses: Rihapni çështjen e mandatit të Xhaçkës dhe kërkoni opinionin e Venecias

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts