Manovrat me avionët ushtarakë, presidentja e Tajvanit: Nuk do i përulemi presionit të Kinës, jemi e do të jemi shtet demokratik

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen ka deklaruar se nuk do i përulen presionit nga Kina dhe do të mbrojnë mënyrën e tyre të jetës demokratike.

Sipas BBC, deklaratat vijnë në Ditën Kombëtare të Tajvanit pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping u zotua të “përmbushë ribashkimin”.

Kina ka denoncuar fjalimin e presidentes Tsai, duke thënë se ajo “nxiti konfrontim”.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, ndërsa Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur.

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *