Maqedonia e Veriut kërkon një tjetër mrekulli pas Italisë, trajneri Milevski: Nuk jemi për turizëm në Portugali por për Botërorin






Eliminimi i Italisë nga Botërori nuk mjafton për të kënaqur Maqedoninë e Veriut. Tashmë ekipi i drejtuar nga Blagoja Milevski mendon se mund të çojë deri në fund mrekullinë dhe të sigurojë një vend në Katar 2022 duke mundur edhe Portugalinë në finale, edhe pse në fushën e kësaj të fundit.

milevski

“Ne nuk kemi ardhur këtu si turistë, kemi ardhur të argëtohemi në këtë ndeshje dhe të fitojmë. Askush nuk e priste që ne të ishim në finalen e play-off për Botërorin, por ja ku jemi. Mesazhi im për lojtarët është t’i gëzohen këtij momenti dhe ndeshjes me Portugalinë.

Të gjithë janë gati, nuk kemi asnjë problem me titullarët, e dimë se kush do të luajë. Nuk presim një ndeshje të ndryshme nga ajo me Italinë. Por nuk di të them se sa më të mirë duhet të jemi në krahasim me atë ndeshje. Portugalia ka lojtarë të mëdhenj që janë mes më të mirëve në Europë.

Maqedonia tani ecën krah për krah me më të mirët, ky është një tregues i ecurisë tonë. Statistikat janë ato që janë, është e rëndësishme kush shënon i pari, por mendoj se ndeshja nuk mbaron aty. Ronaldo është më i miri në botë, por nuk luan vetëm, janë edhe 10 lojtarë të tjerë. Portugalia është favorite, por Maqedonia nuk është këtu rastësisht. Të shohim se çfarë do të sjellë kjo ndeshje”, ishin fjalët e Milevskit para sfidës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.