Maqedonia e Veriut luan ndeshjen e jetës ndaj Portugalisë/ Zbulohet premioja e majme që ka vendosur kryeministri






Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka udhëtuar së bashku me ekipin e futbollit drejt Portugalisë, ku përfaqësuesja e vendit të tij do të luajë ndeshjen e jetës. Ai ka premtuar një shpërblim prej 500 mijë eurosh për secilin lojtarë, nëse ata sigurojnë kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Screenshot_28-19

Vlen të theksohet se 3 ditë më parë ata mposhtën në gjysmëfinale kampionët e Europës, Italinë, duke i lënë jashtë Botërorit, për herë të dytë radhazi.

“Ju jeni kampionët për ne, fituesit dhe krenaria e të gjithëve ne. Ne besojmë në ju dhe për këtë dua t’ju uroj suksese në ndeshjen me Portugalinë. Më e pakta që mund të bëjmë si qeveri është një çmim. 500,000 euro nëse kualifikoheni në Kupën e Botës”, u tha kryeministri Kovaçevski futbollistëve në avion, siç raportojnë mediat vendase.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.