Maqedonia e Veriut mban zgjedhje lokale në 17 tetor, shpalosen detaje nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Lista preferenciale dhe prag prej 3 për qind për t’u futur në këshillat komunalë janë ndryshimet e reja të Qeverisë mbi Kodin Zgjedhor. Që një kandidat të mund të jetë pjesë e këshillit duhet të sigurojë të paktën 3 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve në atë Komunë ose në nivel të Qytetit të Shkupit. Kandidatët me vota preferenciale zgjidhen me automatizëm, ndërsa votat ndaj listës shpërndahen në bazë të radhitjes që pason.

“Votohet edhe për partinë të cilën e preferoni ose doni ta votoni si dhe për njërën nga listat e propozuara nga koalicioni ose partia. Pragu për 1 këshilltar të mund të jetë listë sipas kësaj metode është 3 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë komunë. Nëse një komunë ka 10 mijë votues do të duhen 300 vota që kandidati të jetë në listën e këshilltarëve. Kandidatët me vota preferenciale do të zgjidhen automatikisht, ndërsa një parti merr më shumë kandidat përmes votave preferenciale atëherë të mbeturit do të zgjidhen sipas radhitjes nga partia”, tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Nëse partitë e vogla kundërshtojnë, qeveria mund të tërhiqet nga propozimi dhe zgjedhjet lokale të mbahen sipas modelit aktual.

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se data e zgjedhjeve mbetet 17 tetori pasi fushata e zgjedhjeve kryqëzohet vetëm tre ditë me regjistrimin e popullsisë dhe kjo nuk ndikon në procesin zgjedhor. 17 tetori ishte datë e kërkuar edhe nga partitë opozitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *