Maratona diplomatike për krizën Rusi-Ukrainë

[embedded content][embedded content]

23:45 09/02/2022

Vijon lobimi amerikan në gjetjen e një zgjidhjeje

Shefi i diplomacisë amerikane ka diskutuar me homologët e tij mënyrat për koordinimin e mëtejshëm dhe unitetin e NATO-s në lidhje me kërcënimin e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe agresionit rus kundër Kievit.

Blinken theksoi angazhimin e përbashkët për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.  

Ne po ndjekim një strategji të dyfishtë, nga njëra anë, që është edhe rruga më e preferuar dhe më e përgjegjshme: diplomacia; por nga ana tjetër, po punojmë për të frenuar Rusinë, që të mos ndërmarrë ndonjë agresion“, tha Sekretari Blinken teksa vijon konsultimet edhe me kryediplomatët e Australisë, Japonisë dhe Indisë.

Në përpjekjet diplomatike edhe përfshirë edhe Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss
me vizitën në Moskë dhe Kryeministri britanik Boris Johnson në Poloni me trupat britanike në këtë vend. Aleanca e NATO-s i ka hedhur poshtë kërkesat e Rusisë që t’i japë fund zgjerimit në Europën Lindore dhe të mos e pranojë Ukrainën si vend anëtar.

Perëndimi thotë se është i gatshëm të bisedojë lidhur me dislokimin e raketave në Europën Lindore dhe manovrat ushtarake të NATO-s në këtë rajon.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *