Maratona e Tiranës, Veliaj: Laboratori ‘Intermedica’ do ofrojë testin PCR falas për pjesëmarrësit








Intermedica111Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se të gjithë garuesit në maratonën e Tiranës do t’i nënshtrohen testit anti-Covid PCR.

Veliaj thekson se ky test do të kryet falas në bashkëpunim me laboratorin e njohur, “Intermedica”.

Ai ka postuar në Instagram dhe një material të maratonës, teksa thekson se misioni i Bashkisë së Tiranës dhe Laboratorit “Intermedica” është për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve.

“Laboratori Intermedica në misionin për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve në maratonën e Tiranës në bashkëpunim me @tiranamarathon dhe @bashkiatirane do të ofrojë 𝗙𝗔𝗟𝗔𝗦 testin e shpejtë 𝗣𝗖𝗥 për 𝗖𝗼𝘃𝗶𝗱-𝟭𝟵 për garuesit e Maratonës së Tiranës në datat 𝟭𝟱 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟲 𝗧𝗲𝘁𝗼𝗿.

✔️ Ju mirëpresim të premten dhe të shtunën në stendën e Intermedica në 📍 Sheshin Skëndërbej në orarin 09:00-20:00”, thekson Veliaj.

Intermedica Intermedica1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *