Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Korçë, ja akset që do të bllokohen

maratona kombetare dhe nderkombetare ne korce ja akset qe do te bllokohen
maratona kombetare dhe nderkombetare ne korce ja akset qe do te bllokohen

DVP Korçë

Policia, plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare që do të zhvillohet më datë 29.07.2023, në qytetin e Pogradecit.

Në datën 29.07.2023, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, i cili përfshin dy disiplina:

• Disiplina e parë (21 km) “half maratonë”, e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

• Disiplina e dytë (10 km) “mini maratonë”, e cila straton nga qendra e qytetit të Pogradecit dhe vazhdon drejt fshatit Buçimas dhe Tushemisht, duke përfunduar tek pika e nisjes, në qendër të Pogradecit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

• Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, krijimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, informojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve se:

• Akset rrugore “Lin-Pogradec”, “Qafë Plloçë-Pogradec”, segmenti i rrugës “Tushemisht-Pogradec” do të jenë të bllokuara në të dyja korsitë, nga ora 19:00 deri në orën 20:30. Gjithashtu do të bllokohen edhe rrugët në brendësi të qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e këtij aktiviteti.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti deri në përfundim të tij.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts