Marina ruse i vihet pas luftanijes amerikane. Dy superfuqitë “përplasen” në det

Marina ruse u vu në gjendje alarmi ditën e djeshme pasi dëboi luftanijen raketore amerikane USS Chafee.

Një deklaratë e lëshuar nga Moska tha se anija amerikane shkeli kufijtë detarë duke hyrë në ujëra “të mbyllura” për manovrat detare.

Marina ruse tha se mjeti gjigant i flotës amerikane të Paqësorit tentoi të hynte në ujërat territoriale ruse të Lindjes së Largët, para se të devijonte drejtimin me afrimin e nëndetëses raketore ruse “Admiral Tributs.”

Sipas rusëve, një provokim i tillë vjen në një moment që Rusia dhe Kina kryen stërvitje të përbashkëta detare në zonë dhe pasuan takime të tjera të rrezikshme të ngushta që përfshinin anije luftarake ruse dhe perëndimore.

Ministria tha se fregata e marinës ruse Admiral Tributs iu afrua nga afër fregatës amerikane USS Chafee për ta dëbuar atë nga zona pranë ujërave ruse që ishte shpallur jashtë kufijve të transportit për shkak të stërvitjeve Rusi-Kinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *