
23:48 22/03/2022
Këta protestues kundër luftës në Ukrainë po përpiqen të bllokojnë nisjen e këtij superjahti i cili është në pronësi të oligarkut rus Roman Abramovich.
Një grup njerëzish me flamuj ukrainas hipën në një varkë të vogël në përpjekje për të parandaluar që superjahti Solaris të largohej nga qyteti turk i Bodrumit.
Ata brohoritën “Jo luftës në Ukrainë” teksa u përpoqën të pengonin jahtin të ankorohej në port. Ky është superjahti i dytë i Abramovich, pasi jahti tjetër Eclipse, ndodhet gjithashtu pranë bregdetit turk.
Eclipse, i cili është një nga më të mëdhenjtë në botë, mbërriti në Marmaris pasi lundroi në juglindje të ishujve grekë të Kretës dhe Rodosit. 55-vjeçari ishte ndër oligarkët rusë të cilët u futën në listën e zezë të Bashkimit Europian. Qeveritë e bllokut sekuestruan jahte dhe pasuri të tjera prej tyre.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al