Marine Le Pen heq dorë nga Presidenca

marine le pen heq dore nga presidenca
marine le pen heq dore nga presidenca

22:20 14/05/2022

Marine Le Pen nuk do të kandidojë më në zgjedhjet presidenciale franceze, përveç ndonjë rasti të jashtëzakonshëm. Në një intervistë për gazetën “Le Figaro” ajo u shpreh se francezët e kishin zgjedhur atë si lideren e opozitës.

Le Pen theksoi se tre gara presidenciale përbëjnë një rezultat në vetvete. Një proces që e ka lejuar të shtojë elektoratin nga 18% në 42%. “Në një periudhë 10-vjeçare ky është një rezultat domethënës dhe shpresoj të shoh një elitë të re në vend deri në 2027-ën,” thotë Le Pen.

Politikanja e ekstremit të djathtë shton se pavarësisht humbjes dhe gënjeshtrave të rivalit të saj Emanuel Makron, francezët e kanë mbështetur masivisht. Ndërsa për zgjedhjet e përgjithshme të muajit qershor për rinovimin e parlamentit, Le Pen ka objektiva të qarta: zgjedhjen e të paktën 60 deputetëve.

Ajo nuk preferoi të japë një datë të saktë për zgjedhjet brenda partisë nga ku do të dalë lideri i ri. Por premtoi se gjërat do të ndryshojnë.

Duke thënë se e ka një emër në mendje për pasardhësin e saj, Le Pen akuzoi Macron se dhe në mandatin e dytë presidencial ka zgjedhur të njëjtin ekip të vjetër bashkëpunëtorësh.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, le Pen humbi përballë Macronit që fitoi 58.5 % të votave në raundin e dytë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts