Mario Draghi: Europa e imunizuar deri në korrik

14:50 30/03/2021

Objektivi kryesor i Italisë është vaksinimi i 500 mijë njerëzve çdo ditë për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit

Kryeministri Italian Mario Draghi në një takim me gurvenatorët ka dhënë dritën jeshile se e gjithë Europa do të arrijë imunizimin deri në fund të korrikut.

Kreu i qeverisë italiane ka deklaruar se përhapja e vaksinave shikohet me optimizëm edhe në Itali dhe objektivi kryesor mbetet vaksinimi e gjysmë milioni çdo ditë.

NĂ« fushatĂ«n e vaksinimit Italia parashikon qĂ« vaksinave pĂ«r muajin prill do tĂ« rritet edhe furnizimi i dozave pasi do tĂ« mbĂ«rrijnĂ«  mbi 8 milion doza nga Johnson & Johnson. Aktualisht Italia ka nĂ« administrim 3 lloje tĂ« ndryshme vaksinash Pfizer, Moderna dhe AstraZenca.

Ndërkaq Mario Draghi dhe gruaja e tij kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra-Zeneca për të rritur gjithnjë e më shumë besimin tek popullësia se ajo është efektive edhe sigurt. Ndërkaq 3 milionë Italianë aktualisht kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Vendi po përballet me një valë të tretë të Covid-19 duke detyruar autoritetet që të zgjasin periudhën e izolimit deri në maj. Me më shumë se 12 mijë raste të reja dhe mbi 400 viktima në një ditë, qeveria vendosi të ashpërsojë maksimalisht masat kufizuese edhe pas Pashkës. Italia numëron mbi 3.5 milion të infektuar dhe 108 mijë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Klan News


TĂ« ngjashme

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *