Mario Draghi kërkon votëbesimin e parlamentit

23:51 15/07/2022

Shpresa se presidenti Mattarella do ta bindë Draghi të shmangë kolapsin e qeverisë

Kryeministri italian Mario Draghi do të kërkojë të mërkurën e ardhshme votëbesimin në parlament, tani që qeveria e tij u braktis nga partneri populist i koalicionit, lëvizja Pesë Yjet. Nuk është e qartë nëse kabineti i Draghit do të mbijetojë.

Banorët e Romës janë të shqetësuar nga vendimi i kryeministrit italian Mario Draghi për të dhënë dorëheqjen pasi një nga partitë e koalicionit të përçarë refuzoi ta mbështeste atë në një votëbesim.

Dorëheqja e tij u refuzua nga kreu i shtetit, presidenti Sergio Mattarella.

Pavarësisht ndjenjës së shqetësimit për një krizë tjetër politike, italianët shpresojnë që Mattarella, arbitri suprem në politikën italiane, do ta bëjë Draghin të rishikojë dhe të shmangë kolapsin e qeverisë.

Presidenti Mattarella mund të përpiqet të bindë Draghin të formojë një qeveri tjetër, të gjejë një udhëheqës të ri kujdestar për ta çuar Italinë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Draghi, ish-president i Bankës Qendrore Europiane dhe kryeministri i gjashtë i Italisë në dekadën e fundit, ka fituar vlerësime për ndihmën e dhënë gjatë qeverisjes së Italisë gjatë krizës së koronavirusit. Profili i tij ka ndihmuar t’i japë vendit më shumë ndikim në skenën ndërkombëtare.

Vendimi i populistëve të lëvizjes 5 Yjet e zhyt Italinë në pasiguri politike, rrezikon të minojë përpjekjet për të siguruar miliarda Euro nga fondet e Bashkimit Europian, trajtimin e thatësirës ​​të dëmshme dhe për të zvogëluar varësinë nga gazi rus.

Largimi i Draghi nga posti i kryeministrit të Italisë do të sjellë një humbje të madhe për Bashkimin Europian.

Trazirat politike të Italisë do të ndihen në të gjithë Europën, ndërsa liderët e BE-së ndeshen me sfidën e pushtimit rus të Ukrainës, inflacionit të shfrenuar dhe ringjalljes së koronavirusit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *