Mariupol ka ushqim vetëm për 3 ditë

11:50 09/03/2022

Një deputet ukrainas tha për BBC se autoritetet në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit besojnë se u kanë mbetur në dispozicion vetëm tre ditë furnizime ushqimore.

Dmytro Gurin, prindërit e të cilit jetojnë në Mariupol, tha se zyra e kryebashkiakut i kishte thënë se rrugët e qytetit port janë të mbushura me trupa të pajetë dhe se autoritetet atje ishin detyruar të hapnin një “varr masiv për 33 persona, sepse varrezat janë të paarritshme për shkak të bombardimeve”.

“Tani kemi situatën ku civilët dhe qytetet paqësore po bombardohen masivisht“, tha Gurin. “Prindërit e mi jetojnë në lagjen lindore të Mariupolit, nuk ka asnjë infrastrukturë ushtarake në këtë zonë dhe nuk ka pasur kurrë”.

Gurin u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar” dhe i kërkoi SHBA-ve që të lejojë Poloninë të pajisë Forcën Ajrore të Ukrainës me avionë të vjetër luftarakë MiG-29./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.