“Mariupol mund të bjerë brenda disa orësh”

mariupol mund te bjere brenda disa oresh
mariupol mund te bjere brenda disa oresh

17:56 13/04/2022

Analisti për mbrojtjen, profesori Michael Clarke, ka një parashikim të zymtë sa i takon qytetit të Mariupol. Duke folur për Sky News, eksperti thotë se trupat ruse kanë marrë Izyum dhe tani po përpiqen të zbresin në Mariupol me synimin për t’u bashkuar në një “forcë të madhe” në jug.

“Do të duhet pak kohë për ta bërë këtë, por nëse arrijnë të mposhtin ukrainasit në Mariupol, ata mund të lirojnë ndoshta gjysmën e forcave të tyre atje, të paktën 6,000 ose ndoshta 8,000 trupa, për të filluar më pas të shtyjnë drejt veriut në këtë ofensivë të madhe.”

I pyetur nëse Mariupol ka gjasa të bjerë, Clarke tha: “Po-po, shumica e njerëzve mendojnë se është çështje orësh, jo ditësh”.

Eksperti thotë se ukrainasit janë detyruar që të përqendrohen në dy kahe, të shtyrë nga deti. Rusët thanë këtë të mërkurë se 1000 marinsa ishin dorëzuar dhe deri më tani kjo nuk është përgënjeshtruar.

“Mund ta dallosh kur frontet thyhen dhe unë mendoj se kjo ka ndodhur“, thotë Clarke. “Do të habitesha nëse Mariupol nuk do të ishte në duart e Rusisë nesër në këtë orë”.

Qyteti me gjysmë milioni banorë është shkatërruar, tha Clarke, nuk ka mbetur asgjë prej tij si qytet.

Megjithatë një shembull që mund të nxirret prej andej është forca dhe guximi i rezistencës ukrainase gjatë 6 javëve të fundit. Ekspertët thonë se Vladimir Putin me gjasë priste që qyteti të binte në ditët e para.

Kjo është diçka pas së cilës mund të kapen forcat ukrainase thotë Clarke: Thirrja do të jetë ‘kujto Mariupolin’”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts