“Mariupoli është ferri në tokë”, komandanti i marinës ukrainase i dërgon një letër publike Papa Françeskut

mariupoli eshte ferri ne toke komandanti i marines ukrainase i dergon nje leter publike papa franceskut
mariupoli eshte ferri ne toke komandanti i marines ukrainase i dergon nje leter publike papa franceskut

17:06 18/04/2022

Komandanti i marinës ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit i ka shkruar një letër Papa Françeskut ku dhe i ka përshkruar tmerrin që po përjetojnë.

“Unë nuk i kam parë thirrjet tuaja drejtuar botës dhe nuk i kam lexuar të gjitha deklaratat tuaja të fundit pasi kam qenë duke luftuar për më shumë se 50 ditë në rrethim të plotë dhe gjithçka për të cilën kam kohë është një betejë e ashpër për çdo metër të një qyteti të rrethuar nga armiku”, i ka shkruar ai.

Në letrën drejtuar Papa Françeskut, Volyna tha se do të luftonte deri në fund, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme ruse, mungesës së ujit, ushqimit dhe ilaçeve teksa ka shtuar:

 “Ju ndoshta keni parë shumë në jetën tuaj. Por jam i sigurtë që nuk keni parë kurrë atë që po ndodh në Mariupol. Kështu duket “ferri në tokë”. Kam pak kohë për të përshkruar të gjitha tmerret që shoh unë këtu çdo ditë. Gra dhe foshnja jetojnë në bunker, në uri dhe në të ftohtë shënjestruar nga armiku. Të plagosurit po vdesin çdo ditë pasi nuk ka ujë dhe as ushqime. Ka ardhur koha kur lutja nuk mjafton. Ndihmoni për t’i shpëtuar”, ka shkruar komandanti i marinës ukrainase./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts