
16:45 15/03/2021
Kush ka një llogari në Instagram, nuk i ka shpëtuar video e fundit e fotografit Erald Halili, “What I Mean When I Say I Live In Albania” që nënkupton “Çfarë kam në mendje kur them se jetoj në Shqipëri”.
Video është parë edhe nga vetë themeluesi i Facebook dhe zotëruesi i Instagram Mark Zuckenberg, i cili i ka dërguar një mesazh privat ku e uron Halilin duke i shkruar “Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”.
Halili menjëherë ka ndarë me ndjekësit mesazhin e dërguar nga themeluesi i Facebookut.
Video e cila është publikuar 3 ditë më parë është bërë virale në rrjetet sociale. Autori promovon bukuritë shqiptare nga veriu në jug.
Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”