Maroku në zi pas tërmetit, më shumë se 2000 të vdekur

09:04 11/09/2023

Banorët e Marrakesh flenë jashtë

Ekipet e kërkim shpëtimit në Marok po kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja pas tërmetit që tronditi vendin. Të paktën 2,122 njerëz kanë vdekur, 2,421 janë plagosur, ndërsa të paktën 1,400 janë në gjendje kritike për jetën pas tërmetit të së premtes mbrëma, me magnitudë 6.8 të Shkallës Rihter.

Në qytetin e Marrakesh, shumë banorë kaluan natën duke fjetur në rrugë, me frikën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Shkatërrimet më të mëdha ka qenë në zona të izoluara malore, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar nga ekipet e kërkim shpëtimit. Mbreti Mohammed VI i Marokut shpalli tre ditë zie dhe urdhëroi xhamitë në mbarë vendin të mbajnë lutje për viktimat.

Bota iu përgjigj tërmetit me dinjitet, tha Papa Françesku, që lavdëroi nga Sheshi i Shën Pjetrit ekuipazhet e kërkim-shpëtimit nga Spanja, Katari, Mbretëria e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. “Lutem për të plagosurit, për ata që kanë humbur jetën, kaq shumë prej tyre dhe për të afërmit e tyre”, tha Ati i Shenjtë.

Jo vetëm të vdekur dhe të plagosur, por pjesë e dëmeve nga ky tërmet i fuqishëm janë edhe ndërtesat në qytetin e vjetër të Marrakesh, një sit i njohur i Trashëgimisë Botërore i vizituar çdo vit nga miliona turistë nga e gjithë bota.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts