Marrëdhënia Rama-Kurti e tensionuar, Meta: Drafti i kryeministrit shqiptar për asociacionin, provokim për Kosovën

marredhenia rama kurti e tensionuar meta drafti i kryeministrit shqiptar per asociacionin provokim per kosoven
marredhenia rama kurti e tensionuar meta drafti i kryeministrit shqiptar per asociacionin provokim per kosoven

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, nga studio e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ka komentuar situatën e ndodhur në Veri të Kosovës, si dhe marrëdhënien e Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Ai tha se kreu i qeverisë shqiptare ka pasur gjithnjë elementë konflikti me kryeministrat e Kosovës.

“Nuk është një element i ri i konfliktit të Ramës me kryeministrin e Kosovës. E kemi parë dhe tek kryeministrat e mëparshëm, madje njëri e hodhi në gjyq.

E kemi parë me sjelljen e paligjshme ndaj presidentes së Kosovës kur erdhi këtu, me qëndrimet që ka mbajtur në planin ndërkombëtarë të çështjeve të Kosovës, me Ballkanin e Hapur…

E kemi parë edhe në raste të tjera elementin e konfliktit me zyrtarët e Kosovës…  Lidhur me Kurtin mund të them se në dy vote ka arritur disa rezultate spektakolare.

Tani te situata konkrete, te një konflikt që u krijua që duhej të ishte bërë çdo gjë për t’u evituar, nga ana e qeverisë së Kosovës”, tha Meta ndër të tjera.

[embedded content]

Po ashtu Meta ka folur edhe për draftin e asociacionit të bërë nga Edi Rama, si propozim për qetësimin e situatës në Veri.

“Nuk e di në emër të kujt e bëri ky këtë, sepse Shqipëria ka detyrime ndaj Kosovës, por tani ka shtetin e saj. Çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën dhe çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin e saj, është ekskluzivitet i të zgjedhurve të Kosovës dhe jo Shqipërisë. Të ndërmarrësh një iniciativë të tillë pa u konsultuar me zyrtarët e Kosovës, kjo është të paktën provokim. Nuk është kontribut”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts