Marrëveshja e emigrantëve me Italinë/ Bashkia e Memaliajt vetë ofrohet për strehimin e refugjatëve ilegalë: Momenti të tregojmë mikpritjen tonë

marreveshja e emigranteve me italine bashkia e memaliajt vete ofrohet per strehimin e refugjateve ilegale momenti te tregojme mikpritjen tone

Pas caktimit të Lezhës si qyteti në të cilin do të ngrihet një pikë procesimi për emigrantët ilegalë si edhe një kamp për strehimin e tyre në bazë të marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë, bashkia e Memaliajt është vetëofruar së fundmi për të dhënë kontributin e saj.

Kryebashkiaku Albert Malaj në një letër në të cilën i drejtohet kryeministrit Rama, kërkon që në Memaliaj të strehohen një pjesë e emigrantëve.

“Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj”, shprehet Malaj në letrën e tij.

  • foto galeri

Letra e plotë:

Duke iu uruar punë të mbarë!
Po iu drejtohem nëpërmjet kësaj letre në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Memaliaj, në emër të gjithë komunitetit të bashkisë për të shprehur mbështetjen tonë si një përgjigjie humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Europë.
Bazuar në marrëveshjen e lidhur mes Kryeministrit të Shqipërisë me Kryeministrin e Italisë, në të cilën është dakortësuar për sjelljen e emigrantëve dhe azilkërkuesve afrikan nga Italia në kampe të vendosura në Shqipëri, është momenti të tregojmë mikpritjen tonë nisur nga përjetimi dhe mikpritja që ne për shumë vite si emigrantë e kemi gjetur në shtetet europiane.
Bashkia Memaliaj shpreh gatishmërinë e saj për të strehuar një pjesë të emigrantëve nisur dhe nga eksperienca e fituar në vitin ‘98 duke strehuar dhe treguar traditën e mikpritjes ndaj vëllezërve tanë të Kosovës, mbështetur në dakortësimin e komunitetit i cili është i gatshëm për të dhënë kontribut pozitiv në jetesën e emigrantëve, zotërimi i hapësirave dhe ambjenteve të përshtatshme akomoduese, si dhe pozicionimi i favorshëm i territorit të bashkisë në afërsi të portit të Vlorës dhe Sarandës. Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj.
Duke Ju falenderuar për marrjen në konsideratë të këtij propozimi, kërkojmë mundësinë e angazhimit në një dialog konstruktiv me autoritetet relevante mbi detajet dhe logjistikën e strehimit të emigrantëve në Bashkinë Memaliaj.
Mbetemi në pritje të një përgjigjie pozitive nga ana juaj.
Me respekt, Albert Malaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts