Marrëveshja e Romës

20:12 31/10/2021

Krerët e shteteve dhe qeverive të G20-s kanë miratuar në Romë marrëveshjen historike për një reformë të taksave ndërkombëtare, që synon t’i japë fund parajsave fiskale duke vendosur një taksë minimale globale prej 15 për qind mbi fitimet e kompanive shumëkombësheve.

“Kjo taksë minimale globale, që do t’i japë fund garës për taksimin e korporatave”, tha në një deklaratë Sekretarja amerikanë e Thesarit, Janet Yellen.

Ky miratim do të zyrtarizohet në deklaratën përfundimtare e samitit të G20-s, fryt i negociatave në Romë.

Kjo marrëveshje u përfundua në fillim të tetorit, nën kujdesin e OECD-së, nga 136 vende, që përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të PBB-së botërore.

Reforma pritet t’u mundësojë këtyre vendeve të gjenerojnë rreth 150 miliardë dollarë të ardhura shtesë në vit falë kësaj takse minimale.

Udhëheqësit e G20 e mbyllen samitin e tyre në Romë para shatërvanit të famshëm të Trevit, ku përveç fotos zyrtare, nuk mungoi edhe tradita e hedhjes së monedhave në shatërvan.

Liderët vijuan diskutimet për një angazhim kuptimplotë për ndryshimin e klimës ndërsa
grupi i 20 ekonomive kryesore të botës lëshon gati 80 për qind të emetimeve të karbonit.  

Edhe pse të pranishëm vetëm në mënyrë virtual Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping kanë propozuar që ministritë e shëndetësisë të vendeve të Grupit të 20 të adresojnë menjëherë sa më shpejt të jetë e mundur çështjen e njohjes reciproke të certifikatave të tyre kombëtare të vaksinimit COVID-19.

Putin tha se, pavarësisht vendimeve të G20, “jo të gjitha vendet në nevojë mund të kenë akses në vaksinat kundër COVID”. Putin tha se kjo ndodh për shkak të konkurrencës së pandershme, proteksionizmit dhe për shkak se disa shtete, veçanërisht ato të G20, nuk janë gati për njohjen reciproke të vaksinave dhe certifikatave të vaksinimit. Vaksinave ruse e kineze u mungon miratimi nga Enti Rregullator në Bashkimin Evropian.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *