Marrëveshja Kosovë-Serbi për targat e makinave/ Reagon zëdhënësi i BE: Negociatat ende po vazhdojnë





Pak pasi zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur një marrëveshje në parim me palën serbe për zgjidhjen e situatës së krijuar me targat e makinave, ka reaguar zëdhënësi i BE-së.

marr

Peter Stano deklaron se takimi i kryengociatorëve në Bruksel nuk ka mbaruar dhe ende po bisedohet për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

“Takimi i kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i lehtësuar nga i deleguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ende nuk ka përfunduar. Negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *