Marrëveshja me mazhorancën, ‘pazar i vjetër’? Bardhi: Gjithçka është zhvilluar në institucionet e Parlamentit. Ndërkombëtarët…

marreveshja me mazhorancen pazar i vjeter bardhi gjithcka eshte zhvilluar ne institucionet e parlamentit nderkombetaret
marreveshja me mazhorancen pazar i vjeter bardhi gjithcka eshte zhvilluar ne institucionet e parlamentit nderkombetaret

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa ai tha se marrëveshja me mazhorancën ka qenë i gjithi i përqendruar tek normalizimi i jetës në Kuvend.

Bardhi tha se çdo proces i dialogut është bërë jo “në kafe” por në institucionet e Parlamentit, ndërsa tha se që në fillim ka qenë i gatshëm për negociata, aq më tepër që edhe ndërkombëtarët lëshonin në vijimësi thirrje për një proces të tillë dialogu.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazment Bardhi: Kemi kaluar momente të vështira jo vetëm këto 5 muaj. Kemi më shumë se 2 vite në momente të vështira. Jam i kënaqur që pas bashkimit të grupit arritëm të bashkojmë pjesën më të madhe të PD dhe e bëmë funksionale duke bërë kështu funksional opozitën. Kemi bërë një betejë 5 mujore në kuvend për të drejtat tona kushtetuese.
Kthimi në normalitet është lajm i mirë për shqiptarët pasi opozita ktheu në vend të drejtat e saj dhe tani detyra jonë është të bëjmë atë për të cilën na kanë zgjedhur shqiptarët.

Me kolegët demokratë, të cilët mendojnë ndryshe, nuk kam asnjë problem.

Nisida Tufa: Marrëveshja me mazhorancën, dikush e ka quajtur Pazar të vjetër. Ç’mund të thoni për këtë?

Gazment Bardhi: I gjithë dialogu i përqendruar tek normalizimi i jetës parlamentare. Ndaj dialogu është zhvilluar në institucionet e Parlamentit. Partnerët ndërkombëtarë kanë nxitur palët për dialog politik. Kam shprehur që ditën e parë gatishmërinë për dialog.

Nisi me kërkesën informale të Nikollës për krerët e 4 grupeve parlamentare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts