Marrëveshja me tri pika Kosovë-Serbi, nga 2 tetori fillon zhbllokimi dhe tërheqja e njësive speciale nga Veriu, ç’ndodh me reciprocitetin e targave (DOKUMENT)

I dërguari i BE, Miroslav Lajçak bashkë me lajmin e marrëveshjes ka zbuluar dhe dokumentin me 3 pikat që kanë rënë dakord Kosova dhe Serbia.

Nga 2 tetori fillon tërheqja njëkohësisht e njësive speciale nga Jarinja dhe Bërnjaku si dhe do të hiqen dhe do të zhbllokohen edhe rrugët. Në vend  të tyre do të vendoset trupat e KFOR të paktën për 2 javë.

Në pikën 2, parashikohet që regjimi i targave nga 4 tetori të zëvendësohet me etiketa ngjitëse për të dyja palët deri në një zgjidhje përfundimatre.

Ndërkohë për këtë të fundit BE do të krijojë një grup pune me përfaqësues të Beogradit e Prishtinës që do të mblidhet për herë të parë më 21 tetor në Bruksel ndërsa 6 muaj nga mbledhja do të  raportojë mbi rezultatet dhe formatin e dialogut.

TRE PIKAT E MARRËVESHJES

1 Njësitë speciale të vendosura aktualisht në  Jarinjë dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me postblloqet duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se ora 16:00. KFOR -i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para dhe gjatë fillimit të heqjes së njëkohshme dhe do të qëndrojë përafërsisht për dy javë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe dhe lirinë e lëvizjes.

2 Nga 4 tetori  2021 në orën 8:00 vendoset regjimi i etiketave ngjitëse siç është rënë dakord në kuadrin e dialogut të BE -së do të zbatohet si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme

3 Një grup pune – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së,  Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e automjeteve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, grupi i punës do t’i prezentojë formatit të lartë të dialogut arritjet për një zgjidhje të përhershme.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *