Marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë/ Mediu: Armatosja me shpenzime marramendëse e Beogradit duhet të alarmojë Shqipërinë









Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e bashkëpunimit të arritur mes ministrit të Jashtëm serb Nikola Selakoviç dhe homologut të tij rus Sergei Lavrov.

fatmir mediu

Përmes një postimi në Instagram, Mediu shkruan se kjo marrëveshje është tregues i qartë se Serbia është një vend tërësisht nën urdhërat e Rusisë.

Ai shton se armatosja e Serbisë duhet të alarmojë Shqipërinë, e cila duhet ta shqyrtoj seriozisht këtë çështje në Ballkan dhe Bruksel.

POSTIMI I PLOTË

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç dhe ai rus Sergei Lavrov është shprehje e qartë se Serbia është një vend tërësisht nën kontrollin dhe urdhërat e Rusisë.

Retorika e Vuçiçit në OKB për të krahasuar Ukrainën me Kosovën është tashmë një pretendim i hapur për t’iu rikthyer qëllimeve të tij për të krijuar një vatër të Re konflikti nën shtyrjen e Rusisë.

Armatosja me shpenzime marramendëse e Serbisë me mjete luftarake me qëllime sulmuese, narrativa e hapur për të mbrojtur interesat e Serbëve kudo që janë sic bëri Rusia me Ukrainën, situata në Malin e Zi, kërkesat për të hequr njohjen për Kosovën dhe fjala në OKB janë përpjekje të hapura për të krijuar një vatër të re konflikti në Ballkan.

Ky qëndrim duhet të alarmojë Shqipërinë e cila në konsultim me vendet e tjera të rajonit anëtare të NATO-s duhet ta shtrojë seriozisht në NATO këtë situatë të krijuar.

Po ashtu Shqipëria duhet këtë çështje ta shqyrtoj seriozisht në Ëashington dhe Bruksel si shkelje e hapur e interesave dhe politikave të NATO-s dhe BE në Ballkan. Krijimi i një Rusie të vogël në Ballkan që ka nisur prej kohësh është një kërcënim i hapur për rajonin e Ballkanit dhe shqiptarët në veçanti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *