Marrëveshja për 5G mes Shqipërisë dhe SHBA, Rama: Krijuam një korridor të rëndësishëm komunikimi, ftojmë dhe…






Shqipëria dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit me sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken se krijimi i një korridori komunikimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm.

Ai u bën ftesë dhe vendeve të tjera të Europës që t’i bashkohen një nisme të tillë teksa shprehet më tej se këto shërbime duhet të vihen në duart e qytetarëve dhe të mos preken nga palët e treta dashakeqëse.

“Për mua dhe ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm sepse, sicc e dini kemi marrë nismë prej disa vitesh dhe i kemi kërkuar dhe vendeve të tjera në rajon që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor së bashku komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëe të Shqipërisë dhe institucioneve të sigurisë dhe të mos konpromentohet nga palët e treta. Shqipëria është krah SHBA-së dhe do jetë përherë. Shpresoj që sëbashku të bindim dhe palët e tjera në rajon për të na u bashkuar në këtë nismë” – tha Rama.

Këtë marrëveshje e ka përshëndetur sekretari Blinken i cili u shpreh se Shqipëria po vendos një shembull të fortë për shtetet e tjera për nevojën që ka vendi për rrjetet teknologjike.

“Po vendosni një shembull të fortë për të tjerët  sot për nevojën për të siguruar se kur bëhet fjalë për rrejtët më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar. Kjo është e rëndësishme dhe një mesazh për ti dërguar të tjerëve. Ajo që është më e rëndësishme jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha të ndryshme përfshi edhe stërvitjen Defender21” – tha Blinken.

Takimin mes kryeministrit Rama dhe Blinken në Bruksel e ka njoftuar më herët Departamenti Amerikan i Shtetit në faqen zyrtare. Ky takim vjen vetëm disa ditë pasi sekretari Blinken firmosi vendimin për shpalljen “non-grata” ish-Presidentin Sali Berisha dhe anëtarë të afërt të familjes së tij si dhe pasi Presidenti amerikan Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *