Marrëveshja për eksportin e grurit drejt ‘ringjalljes’? Putin pritet të vizitojë Turqinë për të biseduar me Erdogan

Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në Turqi për të takuar homologun e tij Erdogan ndërsa vendi anëtar i NATO-s po përpiqet të bindë Rusinë që të kthehet në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Marrëveshja siguroi eksportin e sigurt të grurit ukrainas gjatë luftës nëpërmjet Detit të Zi përpara se Rusia të tërhiqej në mënyrë të njëanshme në korrik.

Një datë për takimin e liderit rus dhe Erdogan nuk është konfirmuar ende, por një zyrtar turk i tha Reuters javën e kaluar se Putin do të vizitojë Turqinë më 12 shkurt.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin maltez, Valeta, ministri i jashtëm i Turqisë Hakan Fidan tha sot se Turqia po punon me Ukrainën dhe Rusinë për të ringjallur marrëveshjen.

“Ne kemi qëndruar gjithmonë pranë integritetit territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tij, por edhe ndikimi shkatërrues i luftës duhet të përfundojë disi”, u shpreh ai.

Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka synuar të mbajë marrëdhënie të mira me të dyja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts