Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Europiane: Rrezikon të shpërbëhet, procedura u shpejtua

marreveshja per emigrantet gjykata europiane rrezikon te shperbehet procedura u shpejtua
marreveshja per emigrantet gjykata europiane rrezikon te shperbehet procedura u shpejtua

Marrëveshja për emigrantët mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologes së tij, Georgia Meloni rrezikon që të shpërbëhet. Kështu raporton media italiane La Repubblica. Media prestigjoze shprehet se një gjë e tillë pritet që të ndodhë, nëse është e vërtetë që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane kanë nevojë për vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

Gjykata e Lartë në Itali u thirr për të shqyrtuar ankesat e Prokurorisë së Shtetit të emër të Ministrisë së Brendshme, kundër urdhrave, me të cilat Gjykata e Katanias nuk ka vërtetuar ndalimin e disa emigrantëve tunizianë në qendrën Pozallo gjatë vjeshtës së kaluar. Gjykata vendosi që të pezullojë gjykimet për procedurat në vazhdim dhe t’i drejtohet Gjykatës Europiane të Drejtësisë, duke kërkuar një vendim urgjent. Në përgjigje, Gjykata Europiane i ka thënë “jo” procedurës së përshpejtuar kufitare.

Protokolli mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Italisë parashikon se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, për emigrantët që do të kapen në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, duke përfshirë garancinë e diskutueshme prej 5000 eurosh për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo në qendra paraburgimi në qendrat shqiptare.

Pra, efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai për një shtyrje të përkohshme e papërcaktuar e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts