Marrëveshja Serbi-Rusi, ambasadori amerikan: Po presim shpjegime nga Beogradi, askush…

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka kërkuar shpjegim për marrëveshjen të cilën Serbia e nënshkroi në New York me Rusinë.

Gjatë seancës së OKB-së, Hill tha se SHBA-ja kishte “diskutime jashtëzakonisht të mira dhe të frytshme për tema globale dhe të tjera politike” me delegacionin serb, por tha se pas kësaj u fol edhe për dokumentin e nënshkruar me Rusinë.

“Ne dëgjuam përshkrimet e atij dokumenti, ai nuk është bërë ende publik, kështu që ne jemi ende duke pritur për këtë. Prandaj është shumë e vështirë për ne ta kuptojmë ekzistencën e një dokumenti të tillë, por shpresojmë dhe presim që të dëgjojmë më shumë për të dhe të shpjegohet në një farë mënyre”, tha ambasadori amerikan, duke shtuar: “Shtetet e Bashkuara gjithashtu llogarisin që Serbia duhet ta shoh situatën më gjerë dhe ne e mbështesim atë në qëllimin e saj të vetëshpallur, të bëhet anëtare, të afrohet më shumë me BE-në. Ne gjithashtu mbështesim dhe presim që Serbia të bëjë diçka për të diversifikuar burimet e saj të energjisë he ta zvogëlojë varësinë e saj nga Rusia, e cila bazohet kryesisht në masat e shantazhit dhe presionit”, shtoi Hill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *