Marrëveshje e re bërthamore përpara betimit të Raisit?

Një marrëveshje e re për të ringjallur marrëveshjen bërthamore me Iranin mund të nënshkruhet gjatë gjashtë javëve të ardhshme, shkruan ”New York Times” duke cituar burime anonime nga këshilltarë të lartë të presidentit Joe Biden.

Kjo, pasi këto gjashtë javë, që i paraprijnë betimit të presidentit të ri ultrakonservator, Ebrahim Raisi paraqesin dritaren e vetme për të nënshkruar marrëveshjen.

”Indikacionet që vijnë nga negociatat thonë se vendimi përfundimtar mund të mbërrijë në javët e ardhshme, para betimit të Raisit”, shkruan NYT.

Por, sipas burimeve pranë negociatave, ka akoma dy pengesa kryesore që rrezikojnë prishjen e marrëveshjes. Teherani kërkon një angazhim të shkruar që asnjë qeveri e ardhshme amerikane nuk mund të prishë marrëveshjen, siç bëri Trump.

Biden, nga ana e tij, dëshiron që Irani të angazhohet me shkrim që të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për fillimin e diskutimit të kushteve. Teherani, megjithatë, nuk duket i gatshëm për të bërë lëshime thelbësore.

Kreu konservator i gjyqësorit iranian, Ebrahim Raisi fitoi dje zgjedhjet presidenciale në vend. Ai mori mbi 17,8 milionë vota, thënë ndryshe 62% të tyre. Raisi, 60 vjeç, pason presidentin e moderuar Hasan Rohani.

Kjo do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm të drejtimit për qeverinë iraniane pas tetë viteve nën presidencën e Rohanit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.