Marrëveshje për të burgosurit mes Moskës dhe Kievit, rreth 200 ushtarë rusë dhe ukrainas kthehen në vendet e tyre

Si Ukraina ashtu edhe Moska kanë njoftuar kthimin e afro 100 ushtarëve të marrë si pengje lufte nga secila palë ditën e sotme.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, tha se 95 ukrainas u kthyen në shtëpi pas shkëmbimit të kryer me Moskën.

Ai tha se ushtarët e forcave të armatosura dhe gardës kombëtare, si dhe rojet kufitare, u dorëzuan nga Rusia, duke përfshirë disa të plagosur.

Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se 94 rusë që ishin kapur nga pala ukrainase u liruan pas negociatave dhe do të dërgoheshin për ekzaminim mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts