
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës, Qemal Minxhozi.
Pas këtij takimi Kurti dhe Minxhozi pas takimit folën për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Fokus të veçantë mori tema për leje qëndrimet, e cila duket po gjen zbatim të plotë dhe ajo për pikën e përbashkët kufitare Shishtavec – Krushevë, kurse brenda muajit prill pritet që të gjejë zbatim edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar.
Ndër të tjera kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi kujtuan pranverën e vitit 1999, kur qindra mijëra qytetarë nga Kosova, u strehuan në Shqipëri.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al