Marrëveshjet korruptive të Roman Abramovich/ Oligarku rus akuzohet se vendosi pasurinë e tij përmes mashtrimit me naftën

BBC nuk mund ta verifikojë këtë, por burimet tjera në Rusi kanë mbështetur shumë nga detajet që ndodhen në dokumentin prej pesë faqesh. Sipas këtij dokumenti, qeveria ruse u mashtrua për 2.7 miliardë dollarë (2.45 miliardë euro) në marrëveshjen e Sibneft – një pretendim i mbështetur nga një hetim parlamentar rus i vitit 1997. Dokumenti thotë gjithashtu se asokohe autoritetet ruse donin ta akuzonin Abramovichin për mashtrim.

“Hetuesit e Departamentit të Krimeve Ekonomike arritën në përfundimin se nëse Abramovich mund të sillej në gjyq, ai do të ishte përballur me akuza për mashtrim… nga një grup i organizuar kriminal”, thuhet në dokument.

(Foto: Gentleman’s Journal)

Panorama gjurmoi ish-kryeprokurorin rus, i cili hetoi marrëveshjen në vitet e nëntëdhjeta. Yuri Skuratov nuk dinte për dokumentin sekret, por ai konfirmoi në mënyrë të pavarur shumë nga detajet në lidhje me shitjen e Sibneft.

“Në thelb, ishte një skemë mashtruese, ku ata që morën pjesë në privatizim formuan një grup kriminal që lejoi Abramovichin dhe Berezovskyn ta mashtronin qeverinë dhe të mos paguanin paratë që kjo kompani vlente me të vërtetë”, citohet të ketë thënë ai.

Dokumenti sugjeron gjithashtu se pronari i Chelseat mbrohej nga ish-presidenti rus, Boris Yeltsin. Aty thuhet se dosjet e autoriteteve për Abramovich u zhvendosën në Kremlin dhe se hetimi i Skuratov u ndal nga presidenti.

“Skuratov po përgatiste një çështje penale për konfiskimin e Sibneft në bazë të hetimit të privatizimit të tij. Hetimi u ndal nga presidenti Yeltsin… Skuratov u shkarkua nga detyra”, theksohet në dokument.

(Foto: BBC News)

Në fakt, Skuratov u shkarkua pas publikimit të një videoje seksuale në vitin 1999. Ai thotë se ishte një rast i përgatitur për të diskredituar atë dhe hetimin e tij.

“E gjitha kjo ishte padyshim politike, sepse në hetimet e mia u afrova shumë me familjen e Boris Yeltsin, duke përfshirë këtë hetim të privatizimit të Sibneft”, citohet të ketë thënë ish-prokurori.

Abramovich mbeti në rrethin e brendshëm të Kremlinit edhe kur Vladimir Putin erdhi në pushtet në vitin 2000.

Dokumenti përmban detaje të një ankandi tjetër të manipuluar dy vjet më vonë, që përfshin një kompani ruse të naftës të quajtur Slavneft.

(Foto: Gazprom Neft)

Miliarderi formoi një partneritet me një firmë tjetër për ta blerë Slavneft, por një kompani rivale kineze po planifikonte të ofronte pothuajse dy herë më tepër. Shumë njerëz të fuqishëm – nga Kremlini deri te parlamenti rus – kishin shumë për të humbur në rast se kinezët do ta fitonin ankandin.

Dokumenti thotë se një anëtar i delegacionit kinez u rrëmbye asokohe kur ata arritën në Moskë për ankand: “CNPC, kompania kineze, një konkurrente shumë e fortë, u desh të tërhiqej nga ankandi pasi një nga përfaqësuesit e saj u rrëmbye pas mbërritjes në aeroportin e Moskës dhe u lirua vetëm pasi kompania deklaroi tërheqjen e saj”. Historia e rrëmbimit mbështetet edhe nga burime të pavarura që nuk dinin për dokumentin.

Vladimir Milov ishte zëvendësministër i Energjisë i Rusisë në prag të shitjes së Slavneft. Ai nuk komentoi historinë e rrëmbimit, por tha se figura të larta politike kishin vendosur tashmë që partneriteti i Abramovichit do ta fitonte ankandin.

(Foto: BBC)

Sidoqoftë, nuk ka asnjë sugjerim se Abramovich dinte ndonjë gjë në lidhje me komplotin e rrëmbimit apo kishte ndonjë rol në të. Avokatët e tij i thanë BBC-së se pretendimi i rrëmbimit “është krejtësisht i pabazuar” dhe se “ai nuk ka njohuri për një incident të tillë”.

Fraksione të ndryshme kishin luftuar për kontrollin e Slavneft dhe kishte një kundërshtim të gjerë ndaj ofertës kineze. Cilado qoftë arsyeja e tërheqjes së ofertuesve kinezë, partneriteti i Abramovichit kishte të vetmen ofertë të mbetur në tryezë. Dhe ata blenë Slavneft me një çmim të ulët.

Në ndërkohë, avokatët e Roman thonë se akuzat për korrupsion në marrëveshjet për Slavneft dhe Sibneft janë të rreme dhe se 55-vjeçari mohon se ishte i mbrojtur nga ish-presidenti Yeltsin. /Telegrafi

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.