Marrja e detyrës nga qeveria/ Varhelyi uron Ramën: Pres me padurim të punoj me ju! Sundimi i ligjit dhe dialogu konstruktiv, çelësi i integrimit





Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka uruar përmes një postimi në “Twitter” kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për marrjen e detyrës pas betimit në Presidencë ditën e sotme.

varhelyi1-675x450

Varhelyi shkruan në mesazhin e urimit se mezi pret të filloj punën me qeverinë e re për integrimin e Shqipërisë në BE dhe thekson se shtetit i së drejtës duhet të jetë në rendin e ditës së kësaj mazhorance.

Gjithashtu Varhelyi e vë theksin tek një dialog konstruktiv mes aktorëve të brendshëm, si një çelës të fortë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Urime Edi Rama dhe qeverisë shqiptare në marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimi në BE dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e ditës. Dialogu konstruktiv politik dhe çelësi i fortë koordinimi për anëtarësimin në BE”, shkruan Varhelyi në Twitter.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *