Marshim kundër islamofobisë në Kanada

14:14 12/06/2021

Kryeministri Justin Trudeau e cilësoi sulmin si terrorist dhe u zotua që urrejtja duhet të zhduket

Mijëra njerëz në Ontario marshuan në mbështetje familjes myslimane e cila u vra javën e kaluar nga një 20-vjeçar.

Marshimi ndërfetar filloi në vendin ku pesë anëtarë të familjes Afzaal u goditën nga një kamion i drejtuar nga një i dyshuar 20-vjeçar, për të cilin policia tha se e kreu sulmin si një akt i planifikuar, të paramenduar dhe të motivuar nga urrejtja.

Njerëzit në Londër, Ontario marshuan rreth 7 kilometra nga vendi ku familja u godit teksa po shkonin për në xhami. Disa mbanin pankarta me mesazhe që lexonin ‘Urrejtja nuk ka shtëpi këtu’, ‘Dashuria mbi urrejtjen duhet të zhduket’. Marshime të ngjashme u mbajtën në qytete të tjera.

Sulmi shkaktoi zemërim në të gjithë Kanadanë, me politikanë nga të gjitha anët që dënuan krimin, duke nxitur thirrjet në rritje për të ndërmarrë veprime për të frenuar krimin e urrejtjes dhe Islamofobinë.

Nathaniel Veltman është akuzuar për vrasje në tentativë. Autori i krimit makabër, nuk i njihte viktimat, por i ka sulmuar vetëm për faktin se ishin mysliman. Ai mund të dënohej me burgim të përjetshëm. Familja ishte me origjinë nga Pakistani dhe kishte emigruar në Ontario 14 vite më parë. Ky është sulmi më i keq kundër myslimanëve që kur gjashtë persona u vranë në një xhami të Quebec City në 2017.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau e quajti vrasjen një sulm terrorist dhe u zotua se do të gjitha grupet e ekstremit të djathtë nuk kanë vend në Kanada.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *