Martesa e bujshme e të vëllait me një burrë/ Reagon për herë të parë deputetja shqiptare: Jeton në një shtet me demokraci!

martesa e bujshme e te vellait me nje burre reagon per here te pare deputetja shqiptare jeton ne nje shtet me demokraci
martesa e bujshme e te vellait me nje burre reagon per here te pare deputetja shqiptare jeton ne nje shtet me demokraci

Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila është shprehur për herë të parë publikisht në lidhje me martesën e bujshme të vëllait të saj, me një burrë.

Kusari Lila tha se nuk ka pranuar të jetë pre e një luftë që synim ka pasur t’i sulmojë të drejtat e komunitetit LGBTIQA+ në Kosovë, ndërsa shtoi se gjithçka është një sulm politik.

“Mënyra dhe tendenca e të tjerëve që kinse në një status përmendini, situatën emrin tim, përmendin mos angazhimin publik të vëllait tim po i përmendin edhe LVV të tria bashkë për mua nuk kishte mbështetje fare. Unë nuk kam pranuar me të drejtë që të bëhem pre e një luftë që nuk e ka pasur synimin t’i mbrojë të drejtat e komunitetit LGBTIQA+ në Kosovë… për mua ka qenë luftë e shprehur ndaj këtij komuniteti në Kosovë, për arsye se vëllai im jeton në Kanada. Vëllai im fatmirësisht është në një shtet me demokraci, në të cilin ka ministra, jo vetëm të orientimit seksual të gjinisë së njëjtë, por ka edhe transxhendër… unë kam refuzuar të hyj në këtë diskutim. Unë kam parë ekskluzivisht sulm politik. Nuk mundet me kalu një vëmendje e tillë pa ndjeshmëri. As tek ai (vëllai) as tek ne si familje. Kanë qenë prindërit që janë ekspozuar në një fushatë denigruese…”, tha deputetja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts