Martini: I mërzitur se mund të fitonim, lojtarët treguan se janë kampionë





Trajneri i Teutës, Edi Martini, e ka cilësuar një rezultat karakteri atë të skuadrës së tij ndaj Vllaznisë. Në “Supersport“ pas sfidës ai theksoi se kjo ndeshje tregonte pse Teuta kishte dalë kampione e Vllaznia jo.

bandicam 2021-09-18 22-06-24-083

“Si erdhi loja mund ta quaj pozitiv, kur ishim 11 me 11 luajtëm në mirë, qarkulluam topin, patëm raste para porte, Në qarkullim ishim më të qartë, dolëm nga presioni çdo herë. Në rrethana të tilla kur merr një barazim me 10 lojtarë të duket i drejtë.

100 minuta janë shumë por nëse ajo kohë bashkë me dëmtimet dhe VAR është OK. Duhet të jepen, duhet të zbatojmë rregulloren.

Akuah ka kapur disa herë pulpën, më kërkoi ndërrim po nuk  e bëja pasi i bëra shumë shpejt ndërrimet. Luajti deri në fund siç ishte dhe bëri një ndeshje të shkëlqyer.

Nuk jam i gëzuar në mënyrën se si shkoi loja, i mërzitur se erdhëm sot për të marrë tre pikët. Vinim pas tre fitoresh me gjendje të mirë, e kishim planifikuar ndryshe. Loja ka të papriturat e veta, jam i kënaqur me barazimin por jam edhe i dëshpëruar se me 11 kundër 11 mund të merrnim fitoren.

Lojtarët kanë treguar personalitet në fushë, treguan se janë kampionë se të luash 55 minuta me një lojtar më pak, të bësh kilometra dhe të shënosh, komplimente atyre. Ne nuk kemi nevojë për grada, kemi nevojë për pikë”, tha Martini.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *