Martirizohen dy ushtarë të SNA-së nga sulmi i terroristëve të YPG/PKK

Së paku dy ushtarë të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) u martirizuan në një sulm të kryer nga grupi terrorist YPG/PKK në Sirinë veriperëndimore, bënë të ditur burimet lokale.

Nga rrethi Tal Rifat, terroristët u përpoqën të infiltrohen në vijat e frontit në zonat e kontrolluara nga SNA pranë qytetit të Azaz, theksuan burimet.

Përplasjet shpërthyen midis terroristëve të YPG/PKK-së dhe ushtarëve të SNA-së, kur grupi terrorist sulmoi një automjet të SNA-së me një raketë, duke vrarë dy ushtarë.

Grupi terrorist vazhdon të targetojë Ushtrinë Kombëtare Siriane dhe vendbanimet civile në provincat Afrin dhe Azaz nga Tal Rifat pavarësisht marrëveshjes Turqi-Rusi që parashikon tërheqjen e tyre nga rajoni.

Më 9 tetor të vitit 2019, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *