Masa ekstreme për lojtarin e Realit, klubi e izolon dhe do të udhëtojë i vetëm drejt Londrës për finalen e Champions

masa ekstreme per lojtarin e realit klubi e izolon dhe do te udhetoje i vetem drejt londres per finalen e champions






























Andrij Lunin ka kaluar nga protagonist absolut i Real Madrid në këtë sezon duke e ndihmuar të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve, në një lojtar i cili po përjeton këto ditë i izoluar plotësisht nga pjesa tjetër e skuadrës. Një gjendje gripale e shoqëruar me temperaturë ka bërë që klubi të marrë këtë masë ekstreme me portierin, i cili nuk do të jetë titullar në finale.

lunin

Ançeloti kishte vendosur që të ishte Kurtua ai që do të mbronte portën dhe situata shëndetësore e ukrainasit tashmë ia ka bërë më të justifikuar zgjedhjen, Lunin është i sëmurë prej ditësh dhe vetëm të martën pasdite ka marrë leje nga mjekët për të dalë nga banesa.

Megjithatë, për të shmangur çdo mundësi të kalimit të gjendjes virale te futbollistët e tjerë, klubi vendosi që ai të stërvitej i vetëm dhe të mos bashkohej me ekipin. Lunn do të vazhdojë të jetë nën monitorim dhe mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ai do të udhëtojë i vetëm të premten apo të shtunën drejt Londrës, duke mos kontaktuar me lojtarët e tjerë të ekipit deri në ditën e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts