Masa emergjente sigurie edhe në Shën Petersburg, policia rrethon një ndërtesë Wagner

masa emergjente sigurie edhe ne shen petersburg policia rrethon nje ndertese wagner

Forcat ruse të sigurisë rrethuan dhe bllokuan hyrjen në ndërtesën e Wagner edhe në Shën Petersburg, pas lëvizjeve të organizatës në Rostov dhe Voronezh.

Disa oficerë të zbatimit të ligjit ishin në hyrje të ndërtesës, e cila hapi dyert nëntorin e kaluar.

Situata në Shën Petersburg, megjithatë, është e qetë dhe nën kontroll, sipas mediave ruse dhe masat e shtuara të sigurisë vazhdojnë të funksionojnë në qytet.

“Situata në Shën Petersburg është e qetë dhe e kontrolluar. Guvernatori Alexander Beglov është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e zbatimit të ligjit të qytetit ”, thuhet në deklaratën e guvernatorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts