Masakër me 4 të vrarë në Florida

22:12 05/09/2021

I veshur me armaturë dhe duke e përshkruar veten si “mbijetues”, një person hapi zjarr dhe vrau 4 vetë, përfshirë një foshnje që mbahej në krahë nga e ëma, mëngjesin e së dielës jashtë Lakeland, në Florida të SHBA. Autori u përplas me armë zjarri edhe me autoritetet policore përpara se të arrestohej.

Pasi neutralizuan autorin, oficerët e policisë gjetën të vdekur një çift dhe fëmijën e tyre të vogël të vrarë në shtëpinë ku jetonin dhe një grua brenda një shtëpie tjetër që ndodhej në të njëjtën pronë. Një 11-vjeçare mbeti po ashtu e plagosur. Ajo kishte marrë disa plagë me armë zjarri dhe u transportua me urgjencë në spital. Një tjetër fëmijë, që fillimisht rezultonte i zhdukur, u gjet shëndoshë e mirë.

“Ky njeri vrau 4 njerëz mëngjesin e sotëm, u përpoq të vriste oficerët tanë dhe u dorëzua”, tha policia, duke shtuar se ai kishte shkuar në vendin e ngjarjes për “një betejë me armë… dhe ne nuk e dimë përse”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *