‘Masakër’ në SHBA, tre persona futen në koncert dhe qëllojnë në drejtim të turmës, 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur

SHBA

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Florida të SHBA-ve këtë të diel. Sipas raportimeve, të paktën dy persona janë shpallur të vdekur e 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me armë në një koncert.

Sipas raportimeve të para, një makinë e bardhë tip “Nissan”, është shfaqur në zonë, ndërsa tre persona dolën prej saj dhe hapën zjarr mbi turmën e mbledhur.

Detajet janë të pakta deri në këto momente dhe nuk dihet asgjë në lidhje me identitetin e autorëve dhe shkaqet që i shtynë për të kryer këtë ‘masakër’, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *